Transmetuar më 14-04-2013, 21:27

“Nuk dua këpucë të kuqe, të zeza si gjithmonë”, kështu ka thënë Papa Françesku kur telefonoi këpucarin e tij Carlos Samaria, në Buenos Aires. Është këpucari i besuar i Papës prej 40 vitesh tashmë dhe Papa, besnik i stilit të tij e ka telefonuar për t’u siguruar se këpucët që do të vijnë në Vatikan në muajin maj, i do të njëjtin model dhe ngjyrë të zeza.

 “Prerja e tyre është e thjeshtë, janë lëkurë viçi dhe pa dekorime. Këpucët e Papës duken si galloshe, pa zbukurime, por me lidhëse”, kështu i përkshkruan këpucët këpucari Samaria, i cili është 81 vjeç. Ai e njeh Françeskun që kur ishte Jorge Bergoglio, drejtor i kolegjit të Jezuitëve në San Miguel, në periferi të Buenos Aires.

 Këpucari i Papës, ka thënë ndër të tjera se “Papa nuk do këpucë të reja, do gjithmonë që të riparojë ato të vjetrat, por tani jam duke i përgatitur një palë të thjeshta, që do t’ia çoj kur ta takoj, ndoshta në maj”, është shprehur ai.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit