Transmetuar më 14-04-2013, 20:22

Adele është vlerësuar si këngëtarja më e pasur nën moshën 30 vjeç nga numri i së shtunës i “Sunday Times”.

Pasuria e saj siç raporton noa.al llogaritet të jetë më shumë se 46 milionë dollarë.

Kjo pasuri po vjen gjithnjë në shtim nga albumi i saj i dalë dy vite më parë, si dhe nga fitimi i çmimit “Oscar” për kolonën zanore Skyfall, ndërsa vetëm prej pak muajsh është bërë nënë dhe ka një lidhje të qëndrueshme.

Deri më tani ajo ka shënuar vetëm suksese, ndërsa janë të shumtë fansat që presin me kureshtje albumin e saj të radhës.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit