

Ndoshta tema e depilimit në pjesët intime të trupit është tabu për shumë persona, të cilët nuk pranojnë ta diskutojnë këtë temë në publik.
Por kjo çështje nuk ishte aspak e tillë për Jessica Moore, studente në universitetin amerikan, e cila fitoi çmimin prestigjioz Chancellor’s Award for Excellence in Undergraduate Research për tezën e saj “Talking about Pub(L)ic Hair: Pubic Hair Removal Practices of College Women” (Të flasim për qimet pubike, praktikat për heqjen e qimeve te femrat).
Në studimin e saj, Jessica analizon simbolikën e depilimit në zonat intime.
“E cilësoj si një praktikë për modifikimin e trupit e cila ka evoluar shumë vitet e fundit, e cilësuar normale vetëm pak vite më parë, edhe pse shumë vajza e cilësojnë si një punë të vështirë”, shprehet Moore, citon noa.al.
Ajo thekson ndër të tjera se ndryshe nga sa mendohet, depilomi nuk është një praktikë që bëhet me kënaqësi, por për shkak të ndikimit të mikeve dhe femrave në familje.
“Rritja e qimeve pubike është një tregues i pjekurisë fizike, heqja e tyre është konsideruar si një tregues i pjekurisë psikologjike”, tha studentja.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





