

Bruksel, 14 prill 2013, NOA – Lufta kundër eazorëve fiskalë është bërë në Bashkimin Evropian çështje e kryetarëve të shteteve. Gjermania kërkon të fillojë e para me një projekt pilot së bashku me pesë vende të tjera. Presidenti i Këshillit të BE-së Van Rompuy e bëri këtë temë të takimit të nielit të lartë të kryetarëve të shtetee dhe të qeverive evropiane që do të mbahet më 22 maj. "Evazioni fiskal është një problem që i kalon kufijtë e një vendi," tha Van Rompuy. "Ne nuk mund të tregojmë as toleranë as neglizhencë," shtoi ai duke kujtuar se shtetet e BE-së humbasin një bilionë euro në vit nga mashtrimet fiskale. "Iniciativë e G6" Ministrat e financae të Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë, Spanjës dhe Polonisë kërkuan në takimin jozyrzar të ministrave evropiane të mbajtur në Dublin për vendosjen e standartee ndërkombëtare në luftën kundër eazionit fiskal dhe larjes së parave.
"Offshore-Leaks" – përmasat e mashtrimeve ndërkombëtare Të nevojshme janë këmbimet e të dhënave fiskale të të gjitha llojeve që nga të ardhurat dhe madje edhe me vendet jo-anëtare të BE-së, thotë ministri gjerman i Financae, Volfgang Shojble. "Kërkush nuk mund të thotë se sekreti bankar është një rregull i dalë mode," thotë ministri francez i Financae, Pierre Moscovici. Modeli që ndjekin gjashtë vendet e BE-së është ligji fiskal amerikan FATCA, i cili detyron dhënien automatike të të dhënave bankare tek autoritetet fiskale amerikane. Gjashtë vendet e BE-së duan që në projektin pilot të këmbejnë automatikisht informacione në ushën e të ardhurave të kapitalit. Rishikim i taksimit të sipërmarrjeve Fusha të tjera veprimi do të jenë sipas gjashtë ministrave, ligjet për pastrimin e parave, që duhet të ndjekin gjashtë vendet e BE-së edhe gjatë evazioneve të rënda fiskale. Kancelari britanik i shtetit, George Osborne tha se edhe taksimi i sipërmarrjeve ndërkombëtare do të rishikohet për të gjetur mangësitë, së bashku me qeverinë e tij, atë gjermane dhe franceze. Ai njoftoi se këmbimi automatik i informacionee do të vlejë edhe për Gibraltarin, po ashtu oaz për evazorët fiskalë ose ishujt Cayman. Diskutimi për sekretin bankar mori nxitje nga zbulimi i bizneseve me firmat e ashtuquajtura offshore dhe vendosja e parave të padeklaruara në oazet fiskale. Luksemburgu njoftoi se do të shkrifërojë ligjin për sekretin bankar dhe do të marrë pjesë në të ardhmebn në dhënien automatike të të dhënave të përfituesve nga përqindjet. Kështu rritet presioni edhe mbi Austrinë, si vendi i fundit i BE-së që të çfuqizojë po ashtu ligjin për sekretin bankar.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





