Transmetuar më 14-04-2013, 01:02

Gjatë spektaklit të fundjavës banorët ndoqën një klip ku shfaqen thashethemet dhe intrigat që kanë thurur kundër njëri-tjetrit. Këtë herë zbulohet gjithë loja e Anaidit dhe Joanës që duke u munduar të përdornin edhe Edberin dhe Viganin të krijonin debate mes banorëve të tjerë. Pas klipit në shtëpi nis një diskutim i gjatë midis banorëve, Arbanës dhe Opinionistin.

Në fillim Joana ka një përplasje me Edberin i cili thotë se ajo është munduar që ta përdorë për planet e sj, por ai nuk ka për ta lejuar një gjë të tillë. Joana nga ana tjetër nuk e pranon një gjë të tillë. Më pas Opinionisti pyet Joanën për inskenimet e lojrave që ajo ka bërë së bashku me Anaidin. Joana e pranon këtë gjë dhe teksa ajo fillon të flasë ndërhyn edhe Anaidi i cili thotë se këtë e bëri për të vënë në lëvizje banorët e tjerë dhe për të parë reagimet e tyre. e ndërsa Anaidi përpiqet të tregojë me detaje atë që ka dashur të bëjë, has në kritika të forta nga ana e Opinionistit i cili i thotë se ai është aty për të bërë lojën e tij dhe jo për të bërë “skenare telenovelash”. “Përgëzoj Viganin dhe Edberin që janë mbrojtur duke mos rënë pre e lojës suaj” thotë Opinionisti.

Kritika të ashpra vijnë edhe për Xhimin i cili është konfliktuar me banorët shpesh për kuzhinën dhe gatimin duke e konsideruar në një farë mënyre kuzhinën si “të tijën”. Xhimi mbrohet duke thënë se ai nuk kaq asgjë kundër banorëve, por banorët janë ata që janë kapur shpesh me të për gatimin. Opinionisti e kritikon rëndë Xhimin për shakatë e tij të tepruar me ushqimin. “Xhimi më ke zhgënjyer” thotë Ariani dhe më pas shton “nga veprimi yt mendoj se je pa personalitet”. Xhimi preket, por Opinionisti i thotë se ai nuk ka pse të sillet në atë mënyrë duke përzier me ushqimin produkte të tjera vetëm për shaka dhe pse e ka vlerësuar kjo ka bërë që të ndryshojë mendim për të.

Zënkat mes Joanës dhe Elonës janë një tjetër ngjarje që diskutohet ku Joana mbrohet duke përdorur argumentet se Elona e ka ofenduar edhe pse kjo ka ndodhur në javën e kaluar. Elona nga ana tjetër e nis fjalën e saj duke thënë se kërkon falje për ofendimet me fjalë banale nga ana e saj, kundër Joanës, por pranon se një pjesë të ofendimeve jo vetëm i mendon, por është e bindur se janë të vërteta.

Edhe Olta e Xhimi akuzojnë njëri-tjetrin për prishjen e marrëdhënieve të tyre

Kështu klipi i dinamikave të javës sjellin diskutime të gjata në Big Brother duke përfshirë këtu debate, kritika, falje e sqarime.

Big Brother Albania 6, eshte nje prodhim i Top Channel dhe Digitalb

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit