Transmetuar më 14-04-2013, 18:00

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale nga astrologia e mirënjohur italiane, Ivana Raffa e pajtuar nga mediat më prestigjioze italiane për shërbimin e horoskopit.

E Hënë, 15 Prill 2013

Kuadri yjor në qiellin e shenjës suaj, ju rekomandon që t’i mbani sytë tuaj të drejtuar tek buxheti juaj në këtë kohë që paraqitet me fat. Nëse ju keni një detyrë të një karakteri të pavarur, ajo do t’ju bëjë mirë. Veçanërisht, në qoftë se ju veproni menjëherë. Puna e vështirë, duket se nuk do t’ju trembë aspak. Dhe nëse ju jepni më të mirën tuaj, do të shpërbleheni patjetër. Këmbëngulja nuk është saktësisht pika juaj e fortë.

Dita e sotme ju fal një performancë të shkëlqyer në fushën praktike. Ju keni ide të qarta, jeni të aftë në krijimin e kontakteve, sikundër edhe dini të zbuloni gjithçka ndodh përreth jush. Dhe nëse keni nevojë për t’u mbështetur diku, do të dini se ku, duke e kërkuar këtë në mënyrë mjaft të sjellshme dhe të këndshme. Njohje të reja dhe çmime të para do t’ju mbërrijnë në fushën e punës. Afërdita do të hyjë në shenjën tuaj duke ju krijuar harmoni në fushën e dashurisë dhe atë të marrëdhënieve sentimentale.

Puna juaj gjatë ditës së sotme është e mbështetur veçanërisht nga kreativiteti dhe nga ndihma e njerëzve me influencë të pakushtëzuar. Nëse synoni që të arrini një rezultat të rëndësishëm, nuk duhet që ta lini këtë periudhë të shkojë drejt përfundimit, pa kryer atë që ju keni vendosur. Miqësitë dhe ndjenjat e mira në plan të parë. Kushtojuni më shumë kohë marrëdhënieve emocionale.

Kjo e sotmja ka për të qenë një ditë kur do t’i keni të gjitha mënyrat për të kryer programet e duhura të punës suaj, si edhe ato të studimit që ju interesojnë. Duke ju bërë kështu të admiruar nga kolegët dhe shokët. Ju mund t’i ndihmoni ata duke u dhënë një dorë atyre që janë prapa me programin, në mënyrë që ata të arrijnë nivelin tuaj. Ose pothuajse. Nga tani e tutje, Afërdita mikesha juaj,  ju jep bukuri, dhe një imagjinatë më të madhe.

Do të jeni i ngarkuar gjatë ditës së sotme me energji të mira astrale dhe përfitime fizike apo mendore prej saj. Do të ndjeheni të lumtur në brendësi, duke i lejuar të tjerët shprehin lirisht emocionet rreth jush dhe krijimin e harmonive të mira me njerëzit që jetojnë përreth jush. Miqtë zënë sot vendin e parë. Eshtë momenti i përkryer për të lëvizur dhe për të promovuar nisma me vlerë, sidomos në fushën profesionale.

Si në punë, ashtu edhe në shkollë, sot mos u bëni merak fare sepse ju gjithmonë e keni kontrollin mbi çdo gjë. Duke deleguar detyra të caktuara për kolegët dhe bashkëpunëtorët që ju bën të ndiheni mirë dhe ta gëzoni kohën tuaj të lirë duke kushtuar më shumë vëmendje për veten, ose duke patur një angazhim më të madh social. Dashuria që ju keni, tani ka një shans të mirë, sepse Afërdita është një aleat më shumë. Ndjenjat tuaja do të jenë reciproke nga personi tek i cili ju keni drejtuar interesin tuaj ose thjesht keni drejtuar sytë tuaj.

Kjo e sotmja ka për të qenë një ditë gjatë së cilës, shumë gjëra mund të ndodhin. Sidomos nëse ju jeni një profesionist në një fushë të caktuar. Për ju, në këtë ditë të parë të javës, shanset paraqiten të shtuara. Nismat që keni ndërmarrë, do të jenë të shpërblyera, ndërsa stafi miqësor, do të shoqërohet sot nga prirja për t’u dhuruar më shumë sinqeritet. Duke e patur besimin si aleat. Ju mund të bëheni zëdhënës për grupin tuaj dhe të krijoni një ekip të mirë që operon pa dredhi dhe shpifje.

Në të gjithë sektorët e jetës suaj, sot ambiciet tuaja duket se do të jenë të realizuara. Dërgojeni besimin tuaj pakushtëzuar drejt kolegëve dhe bashkëpunëtorëve tuaj. Sukses i lehtë për ata që punojnë në kontakt me publikun, por edhe ata që e bëjnë jetën e tyre shumë të gjallë në aspektin shoqëror. Bëhuni zemërgjerë me ata që janë në vështirësi financiare. Jepuni një ndihmë.

Intelekti juaj tani është mjaft i kërkuar sot nga të gjithë. Dhe yjet, ju thonë se do të ishte një turp që të mos e vini në përdorim inteligjencën tuaj për të zgjidhur disa çështje të pazgjidhura. Nëse ju duhet të përgatiteni për një provim apo një intervistë për punë, ju mund të mbështeteni në një qartësi dhe këmbëngulje për t’u patur zili. Shfrytëzojeni! Nëse ju kujdeseni për të studiuar dhe punuar, atëherë përdorni shprehjen tuaj krijuese dhe sigurinë personale për të bërë një deklaratë dashurie. Do t’i bëni përshtypje marrësit.

Kthim i shkëlqyer i dëshirës për të punuar, sidomos për ata që punojnë në varësi të njerëzve të tjerë. Është një ditë e mirë për të kërkuar një rritje në detyrë apo një promovim. Prandaj, duhet të pajtoheni edhe me idenë për të bërë disa orë jashtë orarit zyrtar. Kjo nuk duhet që t’ju trembë. Qartësia e qëllimit që keni, ju lejon që të shihni ide të mira në sfond. Risi në fushën që ka të bëjë me shëndetin, kohën e lirë dhe bukurinë. Po, sepse tani Afërdita (planeti i dashurisë, harmonisë, bukurisë) është me ju.

Moti i mirë për ata që janë intelektualë, por edhe me karakter. Sidomos për ata që punojnë në biznes dhe kryejnë punë manuale dhe artizanale. Provimet dhe testet e studimit, apo intervistat për punë, do të jenë të lehtësuara falë oratorisë së lartë që keni, përqendrimit, lehtësisë së të mësuarit dhe mbështetjes së njerëzve të cilët mund t’ju japin një dorë për të fshirë mangësitë e vjetra.

Në të gjithë sektorët e jetës suaj, sot do të mundni që të kapni atë që ju dhuron fati, pra avantazhet dhe suksesin. Mundësi të cilat kanë të bëjnë kryesisht me sferën profesionale. Ngritja e nivelit të veprimit, qëndron vetëm në duart tuaja. Prandaj, duhet të jeni protagonist i vërtetë në çdo mjedis, dhe në çdo rrethanë. Nga sot, dhe deri 9 maj, Afërdita mbështet marrëdhëniet sociale dhe shfaqjen e miq të rinj në jetën tuaj.

Përktheu dhe redaktoi: E.Tirana/noa.al

Të gjitha të drejtat e origjinalit, Ivana Raffa Astrology HOROSKOPI 2013

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit