Transmetuar më 13-04-2013, 19:07

Fier, NOA.al- Tashmë rotacioni politik është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm, tha sot Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.

Në një takim në qytetin e Fierit, ku prezantoi Petrit Vasilin në krye të fushatës në këtë qark, Meta tha se, “aleanca me Partinë Socialiste është solide dhe e natyrshme.”

Ai cilësoi si jashtë ligjit dhe antikushtetuese kërkesën e Partisë Demokratike për largimin e Ilirjan Muhos, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në takim me anëtarët e LSI-së në Fier, Ilir Meta u ndal edhe në largimet e krerëve të institucioneve në prag të zgjedhjeve parlamentare, të cilat i quajti “janë hakmarrje politike, primitive”.

Meta premtoi se ato që largohen nga punë tani do të kenë sërish postin e tyre pas zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, ndërkohë që nënvizoi se “një parti e vetme nuk mundet që të qeverisë vendin.”o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit