

Tiranë, NOA.al – Një tjetër reagim për kryetarin e Partisë Socialiste ka ardhur edhe nga Partia Demokratike, duke e akuzuar se, “21 Janari i vitit 2011, ishte strategji e tij për të ardhur në pushtet.”
Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, tha sot në një komunikim me gazetarët se, Rama kërkon të fshijë 21 Janarin nga kujtesa, pasi dështoi të vinte në pushtet me tentativën për ‘puc shteti’, që për fat të keq solli 4 viktima tashmë i gëzohet asaj që mazhoranca e quan “martesa e re e ngjalava”.
“Edi Rama u rrëfye hapur të enjten, se ai tashmë është i frikësuar deri në neveri nga 21 Janari, se ai trembet dhe nuk i pëlqen më të flasë për këtë histori, dhe se tani top story i tij është koalicioni i ri i “ngjalave.” Madje, ai shkoi edhe më larg kur tha se atyre që vazhdojnë të flasin për 21 Janarin, u ka lënë mallkimin e zotave, ” tha Vorpsi duke iu referuar intervistat që kryetari i opozitës dhe në Top Channel këtë të enjte.
Sipas zëdhënëses se PD-së, në rrëfimin e tij Rama tregoi dhe një herë se i mungon çdo lloj refleksi moral, dhe tashmë është e qartë për të gjithë se ai, si njeriu që manipuloi videon që përdori si pretekst për 21 Janarin, si organizator kryesor i përpjekjes për të ardhur në pushtet me dhunë, si “kameleon” që u përpoq të përdorte dhimbjen e familjarëve të viktimave si mburojë për krimin e tij të shëmtuar, për atë cka meritoi shaminë në fytyrën e tij, po bën çdo gjë për ti shpëtuar drejtësisë!”
“Partia Demokratike i kërkon drejtësisë të mos ndikohet nga këto lojëra politike, dhe garanton shqiptarët se ajo do të bëj gjithçka për të vendosur drejtësi dhe për të vënë përpara përgjegjësisë organizatorët dhe nxitësit e dhunës së pashembullt ndaj institucioneve, që solli 4 të vrarë,” përfundoi deklaratën e saj për shtyp zëdhënësja Laura Vorpsi.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





