Transmetuar më 13-04-2013, 16:55

Prishtinë, NOA.al /Tinka Kurti – Serbët në veri kanë mobilizuar të ashtuquajturat shtabe të krizës. Këtë ata e kanë arsyetuar duke thënë se, ka prani të shtuar të forcave të njësisë speciale të Kosovës ROSU. Ata kanë thënë se, ROSU po bën patrullime intensive në këtë pjesë.

Këtë e ka mohuar zëdhënësi i rajonit të Mitrovicës prej Policisë së Kosovës, Besim Hoti sipas të cilit ROSU nuk është e pranishme në këtë pjesë për momentin. “Të gjitha janë vetëm spekulime dhe të pavërteta, nuk ka lëvizje intensive dhe prani të pjesëtarëve të ROSU-së në veri”, deklaroi Hoti.

Pavarësisht kësaj, serbët kanë insistuar se do të organizohen. “Ditëve të fundit është vërejtur lëvizje intensive e njësitit special ROSU, gjë që i ka brengosur qytetarët”, tha kryetari ilegal i Leposaviçit, Dragisha Vasiç, i cili është edhe komandant i shtabit të krizës atje.

Sipas tij, kujdestaritë do të bëhen nga ora 19 deri në 7 të mëngjesit. Ata kanë vendosur të përforcojnë kujdestaritë në Zveçan dhe Rudar. Deri tash janë angazhuar qytetarë dhe të punësuar në organizata punuese.t.k/o.k/ noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit