

Presidenti turk, Abdulla Gul paralajmëroi për një rrezik Holokausti të ri, nëse vazhdon racizmi dhe mungesa e tolerancës ndaj kulturave dhe besimeve të ndryshme fetare në Evropë, njoftoi gazeta turke në gjuhën angleze "Hyrriet daily news".
"Islami dhe imigrantët në Evropë janë prej shekujsh. Përderisa ndaj këtyre nuk ka tolerancë, atëherë është e mundur të ndodhin vrasje të reja, madje edhe krime si ato në Srebrenicë", tha Gul, në hapjen e simpoziumit ndërkombëtar me temë "Migrimi, islami dhe multikulturalizmi në Evropë".
"Mungesa e tolerancës dhe racizmi janë disa nga sëmundjet kryesore të shoqërive perëndimore", theksoi Gul.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





