






Lamborghini cilësohet si një nga makinat që për 50 vite ka mbajtur vendin e parë për shpejtësinë dhe luksin. Kompania e njohur për makina e shpejtësisë dhe luksit ka prodhuar disa javë më parë modelin e fundit “Lamborghini Veneno”, i cili u prezantua në sallonin e makinave në Gjenevë.
Bëhet fjalë për një model të panjohur më parë të kësaj makine. Inxhineirët e kompanisë thanë se numri është tejet i limituar. Në fakt, gjithë botën gjenden vetëm tre makina të modelit Lamborghini Veneno. Të tria u shitën në daljen e parë në sallonin e makinave. Secila prej tyre kushtoi me shifrën marramendëse prej 3 milionë dollarësh. Por në varësi të aksesorëve shtesë çmimi mund të shkoj deri në 4 milionë dollarë. Ndërkohë që në çmim fillestar nuk janë përfshirë dhe taksat.
Brenda 2.8 sekondash kjo makinë mund të arrijë shpejtësinë 100 kilometra në orë. Ndërsa shpejtësia maksimale është 335 kilometra në orë.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





