Transmetuar më 13-04-2013, 09:50

Banorët ndodhen në kuzhinë duke gatuar dhe aty vjen Elona. Ajo vë re që Joana dhe Xhimi hedhin e presin batuta me ironi për faktin se Elona ndodhet aty. Elona vetëm dhe më pas me ironi i thotë Xhimit se nga kuzhina kanë për të mësuar shumë gjatë qëndrimit në Big Brother duke nënkuptuar faktin se përse po i vëzhgon teksa gatuajnë. Joana acarohet nga shprehja e Elonës dhe fillon që të debatojë me të.

Joana mundohet që të nervozojë Elonën dhe kujton debatet dhe ofendimet që kanë kaluar më parë në shtëpi. Elona i thotë se ajo mund të flasë sa të dojë, por nuk do të marrë përgjigje prej saj. Joana nuk ndalon por fillon me ofendime të rënda e me fjalor banal, ndërsa Elona fillimisht vetëm qesh dhe qëndron duke parë nga Xhimi. “Vazhdo të lefsh si gjithmonë dhe kur të kesh kohë për të folur flasim”. I thotë Elona Joanës. Edhe Joana vazhdon ta ironizojë Elonën dhe duke mos parë që ajo nuk reagon ngre edhe më shumë zërin dhe i thotë “ti nuk ke pse flet për ne, kur nuk na njeh”. Elona i përgjigjet “është kënaqësia ime më e madhe që s’të njof ty” i thotë Elena Joanës, ndërkohë që kjo e fundit e akuzon Elonën për fjalët banale që ka përdorur kundër saj, por edhe vetë në këto momente përdor mjaft fjalë banale”.

“Prezantohu një herë për atë që je sepse gocën parimore, fallce, e morëm vesh se je” i thotë Joana Elonës. Elona duke parë që edhe Xhimi e përkrah Joanën dhe ajo përdor edhe debatet që Elona ka pasur me Xhimin i thotë Joanës me ironi “ke ndonjë kockë, apo t’i ruan Xhimi kockat ty, hajt lef Joana” dhe largohet. Joana ia kthen “po këtë javë do të ha kockat e tua. Elona largohet nga kuzhina, ndërsa Joana vazhdon të flasë më tej për të. Joana i thotë “kaq e fortë je, sa largohesh”, ndërsa Elona ia kthen “jam aq e fortë sa të kthej kurrizin ty, kjo më mjafton”.

Në kuzhinë vazhdojnë thashethemet për Elonën, ndërsa Anaidi i thotë Joanës që të qetësohet.

Big Brother Albania 6, eshte nje prodhim i Top Channel dhe Digitalb

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit