

Tiranë, 13 Prill 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e shtunë, 13 prill 2013.
Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor; “Harasani, kompani në parajsë fiskale”.
Tituj të tjerë të gazetës: “Aldo Bare: Më rrahën në qeli, me thanë pse flet me Ramën”.
“Zbardhen emrat e 65 partive garuese me 23 qershor”.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor: “Hetimi, thikë në fyt në xhami besimtarit 86-vjeçar”.
Tituj të tjerë të kësaj gazete: “I dashuri i Joanës, 10 mijë euro dhuratë pas skenave intime në Big Brother”.
“PD s’tërhiqet nga KQZ. Rama: Nuk ka marrëveshje për ndryshime”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor: “OSBE: Procesi po ecën mirë, nevojitet dialog”.
Tituj të tjerë janë: “Greta Koçi, drejtoresh në Ministrinë e Brendshme”.
“Primo Shllaku: Standardi ka dështuar, 70 për qind flasin gegënisht”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “PPE: PD, alternativa më e mirë për shqiptarët”.
Tituj të tjerë janë: “Berisha: Tapetet e kuq ku kaloj nuk më pengojnë të shoh rrugët ku duhet punuar”.
“Rama: Nuk negociojmë me PD. Anëtarët e KQZ janë të pavarur”.
Gazeta “MAPO” ka si argument kryesor: “Çfarë do të bëjë Berisha”.
Tituj të tjerë janë: “Arlinda Dudaj: Përçmoj njerëzit që nuk lexojnë”.
“Tedi Papavrami rrëfen persekutimin e familjes pas arratisjes në Francë”.
Gazeta “Tema” ka si argument kryesor: “Podesta hidhet në sulm për të mbrojtur ndryshimin e KQZ”.
Tituj të tjerë janë: “Andis Harasani në listën e pasanikëve që fshehin pasurinë në streha fiskale”.
“Edi Rama: S’bëhemi pjesë e shkeljes për KQZ”.
Gazeta “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor: “Arrestohet drejtori i burgut, i gjendjen 15 mijë euro ryshfet në shtëpi”.
Tituj të tjerë janë: “Kartat, mashtrimi elektoral me studentët”.
“Ilirjan Muho: Jam ende anëtar i KQZ”.
Gazeta “Tirana Observer” ka si argument kryesor: “Shqipëria nuk pranoi “balenat”
e biznesit rus dhe botëror”.
Tituj të tjerë janë: “Taulant Balla: Afrimi i LSI thellon fitoren e opozitës”.
“Kastriot Tusha feston 50 vjetorin e lindjes me një koncert të madh”.
Gazeta “Ballkan” ka si argument kryesor: “S’ka marrëveshje politike për KQZ-në”.
Tituj të tjerë janë: “Rama: " Plotësimi i viteve, si të mos digjet pensioni ".
“Meta: Vendimet e LSI-së në shërbim të së ardhmes”.
Gazeta “Zëri i Popullit” ka si argument kryesor: “Berisha, kamikaz që kërkon të hedhë në erë KQZ. Fitorja e opozitës, e thellë”.
Tituj të tjerë janë: “OSBE: Puna e KQZ është apolitike, jo partizane”.
“Zgjedhjet, mbrrijnë në Tiranë, raporterët e KiE”.
Gazeta “Rilindja Demokratike” ka si argument kryesor: “Premtimi, 17 miliardë grante për fermerët”.
Tituj të tjerë janë: “Firmoset kredia 25 milionë USD për rrugën Qukës-Qafë Plloçë”.
“Rama refuzon dialogun për KQZ, ambasada e SHBA kërkoi diskutime”.
Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected]. a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





