Transmetuar më 12-04-2013, 23:42

Vajzat që vuajnë prej shqetësimeve të gjumit rrezikojnë pesë herë më shumë se normalja për të vuajtur prej krizave depresive gjatë viteve. Studimi vjen nga një skuadër psikologësh të Victoria University në Australi. Për nëntë vite, studiuesit kanë monitoruar sjelljen e rreth 10 mijë vajzave mes moshës 21 dhe 25 vjeçare, në gjendje të mirë shëndetësore. Vetëm një mijë prej tyre vuanin me probleme të gjumit.

Këto të fundit për dy vjet kanë nisur të vuanin prej depresionit, ndryshe nga bashkëmoshataret e tyre që nuk kishin shqetësime të gjumit.

Sipas Dorothy Bruck, që ka drejtuar studimin, përmirësimi i cilësisë së pushimit është hapi i parë të për të parandaluar  depresionin, që shpesh e gjejmë tek të rinjtë në forma shumë serioze.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit