

E kush nuk e ka ëndërruar një të tillë? Gjithnjë është folur por asnjëherë nuk është bërë realitet. Por duket se Ali Razeghi drejtor i qendrës iraniane për Shpikjet Strategjike ka ndërtuar një “makinë kohe” e cila mund të parashikojë para se të ndodhin konfliktet ushtarake. A ia ka dalë mbanë?
Me sa duket shpikja është në gjendje të parashikojë me saktësi detajet e së ardhmes së një individi në një hark kohor nga pesë deri në tetë vjet.
Razeghi saktëson se makina e kohës nuk shërben për të udhëtuar në të ardhmen, por mund të ndihmojë qeverinë për të njohur më parë ndryshimet e çmimeve të naftës, të valutës apo mund të parashikojë konflikte ushtarake.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





