

Lezhë, 12 prill 2013, NOA.al- Drejtori i burgut të Lezhës, Valentin Miri, është vënë në prangat e policisë.
Nga të dhënat e para mësohet se Miri është arrestuar për shpërdorim detyre, pasi merrte para nga të burgosurit, për tu dhënë leje shpërblyese.
Siç raporton noa.al task-forca e Prokurorisë në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm pranë Ministrisë së Brendshme, gjatë hetimeve ka verifikuar raste konkrete ku drejtori i burgut të Lezhës merrte para për të dhënë leje të pamerituara disa ditore.
Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një shumë e konsiderueshme parash, të cilat dyshohen se janë para të përfituara nga të dënuarit.
Për rrjedhojë ndaj tij rëndon akuza e korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës, fajësi që duket se është konfirmuar pas hetimeve disa mujore. a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





