Transmetuar më 12-04-2013, 19:01

Tiranë, 12 prill 2013, NOA.al/Arjola Ymeraj- Në konventën e organizuar nga Partia Demokratike në mbështetje të fermerëve, Kryeministri Sali Berisha shprehu mirënjohje për punën e tyre, duke e cilësuar si një kontribut të palodhur për familjet e tyre dhe shoqërinë shqiptare.

Ai i tha se fermerët me vështirësitë e tyre ngjallin respektin më të thellë, pasi në një kohë kur të gjithë bëjnë gjumin e mëngjesit ata zgjohen pa gdhirë, dhe ndryshe nga puna në qytet, puna për ta nuk ka fund kurrë.

“Do bëjmë gjithçka për tu shpërblyer atë që meritojnë, atë që ata burra e gra fisnikë bëjnë për shoqërinë tonë. Te fytyrat e tyre shumë kohë para fytyrave tonë shfaqen rrudhat e mundimit, shfaqet kërrusja, por rrudhat e tyre janë vula e Zotit mbi punën e tyre të bekuar. Do bëjmë gjithçka që çdo fshat i këtij vendi të ketë infrastrukturën e lagjeve të qyteteve tona. Pak vite më parë ata përjetonin errësirat e zgjatuar, ne i ndaluam ato, garantuam furnizimin me energji. Ata janë zhvilluar aq shumë sa drita që u çojmë ne, i zbehin bizneset e tyre të cilat furnizohen me energjinë më të madhe. Zotohem para gjithë fermerëve për lulëzimin e bregdetit dhe malësinë e alpeve se 4 vitet që vijnë çdo fshat shqiptar do llamburisë nga dritat si lagjet e qyteteve tona”, tha Berisha citon noa.al.

Në këtë linjë shefi i mazhorancës theksoi se as rrugët e reja të asfaltuara as tapetet e kuqe në të cilat kalon, nuk do e pengojnë për të parë gropat e rrugëve të tyre dhe për të asfaltuar deri në kilometrin e fundit rrugët e fshatrave.

Ai e cilësoi mandatin e ardhshëm si mandatin e përfundimit të plotë të infrastrukturës moderne, duke shtuar se vrapi i kësaj mazhorance nuk do ndalet kurrë deri sa fëmijët në fshatra kudo që janë të ulen në shkolla të njëjta me ato në qytete. Kryeministri e cilësoi fermerin si kujdestarin e tokës, ndërsa tokën shqiptare si më pjelloren, duke nënvizuar se u hoq çdo taksë për produktet që fermerët përdorin për prodhim.a.y/noa.al

PD konventë për fermerët, Bode: Rrugët, leva e Arkimedit për zhvillim

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit