Transmetuar më 12-04-2013, 18:22

Lushnje, 12 prill 2013, NOA.al- Një person është gjetur i vdekur në Lushnje brenda një xhamie.

Sipas të dhënave paraprake siç raporton noa.al, viktima i identifikuar si Shemsi Muça, është gjetur i larë në gjak dhe i pajetë brenda xhamisë së fshatit Dushk, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, duke ngjallur dyshime për vrasje.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin ngjarjes dhe po punojnë për të hedhur dritë mbi këtë rast, ndërsa viktima dyshohet se është rreth 75 vjeça.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit