Transmetuar më 12-04-2013, 18:15

Koplik, 12 prill 2013, NOA.al- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mori pjesë sot në një takim në Koplik me qytetarët e rrethit të Malësisë së Madhe.

Në fjalën e tij Meta tha se 23 qershori po vjen dhe është një ditë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët sepse do të sjellë shpresa të reja për një të ardhme më të mirë, për një ecuri më të mirë dhe më të shpejtë të vendit, jo vetëm drejt procese integruese në Bashkimin Evropian por mbi të gjitha për një dinamikë më të lartë të rritjes ekonomike.

Ai tha se Lëvizja Socialiste për Integrim është konfirmuar si një forcë bashkëpunuese, si një forcë e motivuar fuqimisht nga interesi për t’i shërbye stabilitetit të vendit, integrimit evropian dhe realizimit të reformave.

Meta, deklaroi se LSI gjithmonë ka marrë vendimet e më të drejta për vendin duke përfshirë edhe koalicionin me Partinë Socialiste, “Ne jemi të bindur se në çdo kohë kemi marrë vendimet më të drejta që i kanë shërbyer vendit. Edhe vendimi më i fundit është një vendim plotësisht i drejtë, i cili do të ndihmojë vendin për të shënuar një fazë të re të demokracisë, të funksionimit të institucioneve, të rivendosjes së ekuilibrave politikë dhe të balancimit midis pushteteve që garantojnë një demokraci më të shëndetshme dhe më funksionale, që garantojnë një frymëmarrje më të gjerë edhe ekonomike dhe një përkujdesje sociale e cila do të ndihmojë akoma më shumë qytetarët tanë që hasin probleme më të madhe sot. Shqipëria ka nevojë të eci më shpejt”.

Në këtë takim u prezantua edhe kandidati për deputet i LSI-së në Malësinë e Madhe, Ritvan Heba, ndërkohë që 200 anëtarë të rinj i janë afruar radhëve të LSI-së.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit