

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale nga astrologia e mirënjohur italiane, Ivana Raffa e pajtuar nga mediat më prestigjioze italiane për shërbimin e horoskopit.
E Shtunë, 13 Prill 2013
Edhe gjatë ditës së sotme, konfigurimet astrale janë të favorshme për nisma që përfshijnë fushat e ekonomisë dhe atë të burimeve personale. Nëse jeni gati për të hequr nga jeta juaj e përditshme shumë gjëra të panevojshme, mos hezitoni të shpëtoni prej tyre. Zgjidheni kohën tuaj në mënyrë të tillë, që t’i kushtoni më shumë orë mirëqenies suaj.
Me Hënën dhe Mërkurin në shenjën tuaj, ju mund të përfitoni sot nga një mendje më e qartë dhe më e shkathët. Do të keni atë që ju duhet për të qenë i vetëdijshëm mbi atë që ju dëshironi. Qëllimet tuaja sot paraqiten më të forta dhe idetë në lidhje me marrëdhëniet me të tjerët shumë më të qarta, duke përfshirë edhe atë të qëndrueshmen me partnerin. Përdoreni këtë kohë për të sqaruar ndonjë keqkuptim dhe përpiquni që t’i jepni një ton më konkret dhe stabilitet jetës në çift. Takime të këndshme dhe udhëtime interesante.
Shumë persona që kanë lindur në shenjën e Binjakëve mund të ndjejnë sot nevojën për të vënë rendin në një raporti të rëndësishëm trashëguar nga e kaluara, i cili jo domosdoshmërisht është një marrëdhënie dashurie. Kjo paraqitet një ide e mirë për të bërë këto ditë, ku qartësia dhe qetësia mbretëron në shpirtin tuaj. Hidhni dritë mbi të kaluarën dhe kjo do t’ju ndihmojë për të jetuar më këndshëm të tashmen. Eshtë mëse i arsyeshëm dhe i nevojshëm një pushim. Sikundër edhe një lamtumirë paraqitet e dobishme që të mos përsërisni të njëjtat gabime në raportet e ardhshme.
Jeta e çdo dite, është gjithmonë e më shumë stimuluese për të lindurit e kësaj shenje. Dhe teksa bëni ndryshime, kjo ju ndihmon për ta bërë atë edhe më interesante. Nëse jetoni vetëm, ju mund të vendosni për t’i thënë “lamtumirë” gjendjes suaj të vetmisë. Dëshira për të krijuar ëndrrat më intime, paraqitet e pakontrollueshme. Shkyçuni nga mjedisi juaj i zakonshëm, inkurajoni ngjarje të reja dhe takime joshëse. Punoni dhe studioni. Përpjekjet tuaja nuk do shkojnë dëm.
Eshtë mjaft i populluar gjatë ditës së sotme, nga aspekte të favorshme, sektori juaj i karrierës dhe ai i imazhit social. Ndërsa nëse jeni duke pritur për ndonjë punë, sot do t’ju paraqiten oferta dhe zgjidhje shumë më të favorshme se nga ato që ju prisnit. Kur fati është në anën tuaj, duket se edhe gabimet e vogla të kthehen në avantazhe. Ndryshime në pamjen tuaj të jashtme. Dhe nuk duhet të jeni të alarmuar, pasi ato do të jenë pozitive.
Kjo e sotmja ka për të qenë një ditë e shtunë, e përkryer për udhëtime, veçanërisht nëse ato do të jenë udhëtime biznesi. Është e nevojshme që të jetoni brenda jush me dëshirën për zbulime të reja në fushën profesionale. Një kuriozitet i shëndetshëm dhe konstruktiv, ju bën që të keni sukses në jetën tuaj sociale dhe aspektin financiar. Ju jeni tashmë në kohën e përsosur për të kapur mundësitë dhe për t’i realizuar ato me vlerën e tyre të duhur.
Yjet e sotme, shfaqin një forcë të madhe në personalitetin tuaj. Mendja juaj paraqet një impuls në rritje, aftësitë tuaja të bëhen më të gjera dhe konceptet shumë më elastike. Studimet filozofike gëzojnë sot një influencë të privilegjuar, ndikimi juaj ndaj të tjerëve është më i theksuar dhe ju do të dini se si t’i shfrytëzoni ato. Surpriza dhe fat në dashuri. Në mbrëmje vjen dikush që ju gëzon. Gjëja kryesore tani është të jeni të gatshëm për ta mirëpritur mirë atë.
Kuadri yjor në qiellin e shenjës suaj, paraqet për ju sot një të shtunë të favorshme për të rregulluar gjërat e prapambetura, si edhe të përmbushni programin tuaj për përmirësime profesionale. Yjet ju dërgojnë thirrje në sferën praktike dhe janë të etur për të promovuar një cikël të rinovimit. Duke ju premtuar një fundjavë të suksesshme dhe duke ju lejuar që të bëni atë që ju intereson.
Gjendja e sotme për të lindurit e kësaj shenje është e mirë, në harmoni me njerëzit që jetojnë rreth jush, duke ju krijuar marrëdhënie të shkëlqyera. Rrethanat duken se ju ftojnë për të shijuar kohën e lirë. Pse i krijoni vetes suaj ngarkesë me angazhime ose udhëtime shumë të lodhshme, kur ju jeni mirë kështu siç jeni? Duhet të kujdeseni më shumë për veten dhe ta ushqeni mendjen tuaj me mendime pozitive. Për çdo situatë parandaluese që ka të bëjë me ndonjë sëmundje, një check-up do t’ju bëjë të ndiheni më rehatshëm.
Yjet janë ende në një mendje me shenjën tuaj dhe ju lejojnë që të kaloni me besim një ngjarje të qetë dhe të zbuloni se çdo lëvizje tuaj, ju bën të kuptoni esencën e vërtetë të jetës suaj. Në të gjithë sektorët e jetës suaj, sot ju rekomandohet që ta lejoni veten të flasë me zemër dhe instinkte. Lejojini pra ndjenjat tuaja të rrjedhin në kanalet që janë gati për t’i mirëpritur ato. Dhe askush nuk do të jetë në gjendje për t’u rezistuar.
Realiteti i përditshëm duket se ju ka lodhur disi, por gjithsesi, kjo e sotmja nuk është një ditë e mirë për të lëshuar spirancën. Tani për tani, ai që është i mençur, duhet ta lërë ende veten të endet në det të hapur. Zbatoni angazhimet e zakonshme dhe detyrimet rutinë, duke mos i lënë gjithsesi, që ato t’ju peshojnë më shumë se zakonisht. Nëse jeni duke menduar për t’i dërguar të gjithë në ferr, gaboheni. Ndërkaq, Hëna në mbrëmje, flet e gjitha rreth dashurisë. Ndaj duhet të jeni gati për të marrë mesazhet e saj.
Hëna në marrëveshje të mirë me Mërkurin në shenjën tuaj sjell sot për ju një lehtësi të lartë të kontakteve, ndjeshmërisë, si edhe gatishmërisë për dialog dhe pjesëmarrje. Sigurisht që kjo, ju krijon aftësinë për t’i bërë të prekshme këto efekte të dobishme. Nëse jeni një njeri i vetmuar, nuk duhet që të qëndroni vetëm me miqtë e zakonshëm. Sepse ju i keni të gjitha kartat në mënyrë që të realizoni takime të mrekullueshme dhe me fat. Jeta në çift, paraqitet e lumtur.
Përktheu dhe redaktoi: E.Tirana/noa.al
Të gjitha të drejtat e origjinalit, Ivana Raffa Astrology HOROSKOPI 2013
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





