Transmetuar më 12-04-2013, 16:12

Prato, 12 prill 2013, NOA.al- Një 26 vjeçar me kombësi shqiptare u arrestua nga policia italiane në Prato, i kapur me kokainë, të ndarë në 71 doza.

Lënda narkotike ishte fshehur në makinën me të cilën udhëtonte i riu, kur u ndalua nga policia.

Shkak për kapjen e tij u bë biseda me një maroken i njohuri i shqiptarit, i pikasur nga policia si i implikuar në trafikun e drogës. Kjo bëri që një patrullë e policisë të vihet në ndjekje të shqiptarit për ta ndaluar më tej në San Paolo, ku iu gjet edhe lënda narkotike e fshehur në makinë dhe e paketuar, si dhe një shumë prej disa mijëra euro.

Sakaq një tjetër patrullë siç raporton noa.al u vu në ndjekje të marokenit të cilit iu gjetën 7 doza kokainë. Për rrjedhojë u bë ndalimi i të dyve, të akuzuar për tregti dhe shpërndarje droge.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit