

Tiranë, 12 prill 2013 NOA- Një maskë për flokët bërë nga qumështi pluhur, do të duket pak e çuditshme, por është një maskë e mirë për flokë të butë dhe me shkëlqim e të përsosur pa përdorur furçë dhe tharëse flokësh që e dëmtojnë atë.
Përbërësit: 2 lugë qumësht pluhur për fëmijë të vegjël
2 lugë kos natyral 1 lugë çaji mjaltë
Përgatitja: Në një tas, përzieni kosin dhe qumështin pluhur, pastaj shtoni mjaltin dhe përziejini mirë deri sa të bëhet një masë kremoze.
Aplikoni maskën në flokë dhe e lini për rreth 15 minuta. Më pas i lani flokët me shampon tuaj dhe në fund i bëni një shpëlarje me uthull.
Kjo maskë siguron një rezultat perfekt.
k.a./noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





