

Prishtinë,12 prill 2013, NOA.al/Tinka Kurti- Janë hapur ofertat për blerjen e 75% të aksioneve e Postës dhe Telekomit të Kosovës. Në garë për privatizimin e PTK-së, ishin vetëm dy kompani, prej të cilave ka dominuar kompania “Axos GMBH” në konsorcium me “Najafi Companies” me ofertën 277 milionë euro.
Ofertat janë hapur nga Komiteti për Privatizimin e PTK-së i cili obligohet që t’i propozojë qeverisë ofertën më serioze. Kompania tjetër ofertuese e parakualifikuar ishte "M1 International” e cila ofroi më pak, rreth 150 milionë e 10 mijë euro.
Komiteti për Privatizim të PTK-së hapi pak më parë ofertat financiare të dy konkurrentëve për privatizim të 75 për qind të aksioneve të “Valës” dhe Telekomit të Kosovës. Me ofertën prej 277 milionë eurosh, kompania “Axos GMBH” në konsorcium me “Najafi Companies”, u kualifikua si ofertuesi më i favorshëm, meqë ofertuesi tjetër, “M1 International” ofroi vetëm 150 milionë e 10 mijë euro.
Komiteti për privatizim do t’ia rekomandojë Qeverisë ofertuesin më të favorshëm.
“Sipas tenderit ishte parashikuar që koncesionet 75 për qind t’i jepen ofertuesit me çmim më të lartë”, ka thënë ministri Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj, raporton gazetarja e noa.al në Prishtinë.
Paralajmërimet për privatizim të PTK-së janë shoqëruar me dhjetëra protesta kundër shitjes së kësaj ndërmarrjeje publike. Protestat ishin organizuar nga sindikata e kësaj kompanie po ashtu nga Lëvizja Vetëvendosje.t.k/a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





