Transmetuar më 12-04-2013, 11:19

Elbasan, NOA. – Ashtu siç kishin lajmëruar disa ditë më parë, studentet e mbijetuara të tragjedisë së 21 majit 2012 në Himarë kanë nisur protestat ku kërkojnë kompensim nga shoqëria e sigurimeve, SIGMA.

Para godinës së Universitetit “Aleksandër Xhuvani” ku ato studiojnë, të mbështetura dhe nga shumë studentë, familjarë e miq ato kërkuan kompensimin real. “Kompensimi ishte qesharak, jemi shumë të indinjuar. E refuzojmë me hidhërim shumën e caktuar dhe presim që kompania SIGMA të na jamë kompensimin real, 150 milionë lekë për aksidentin”, u shpreh ato.

NOA.al mësoi se, studentet e mbijetuara të tragjedisë së Himarës, ku humbën jetën 13 të tjerë kanë paralajmëruar për përshkallëzim të protestave madje dhe futjen në grevë urie nëse nuk jepen dëmshpërblimet nga kompania e sigurimeve.

Duke e konsideruar dëmshpërblimin, si një të drejtë ligjore, ata u kanë bërë thirrje institucioneve përkatëse, kryeministrit, ministrit të Drejtësisë si dhe Avokatit të Popullit të ndërhyje.

Aksidenti i Himarës u shënua më 21 maj 2012, në Qafën e Vishës në Himarë, ku 11 studentë, i fejuari i njërës prej tyre dhe shoferi i autobusit humbën jetën, ndërsa mbi 20 të tjerë u plagosën.o.k/noa.al

Tragjedia e Himarës, studentet e mbijetuara: SIGMA nuk na jep dëmshpërblimin që na takon

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit