Transmetuar më 11-04-2013, 23:44

Dhimbja që të shkakton dashuria e humbur është njësoj si ajo që të shkakton një plagë në trup. Në të dyja rastet aktivizohen të njëtat neurone. Eksperiencat e dhimbshme fizike lënë të njëjtat shenja tragjike si të një tradhëtie, të një refuzimi apo të një dashurie të humbur.

Sa persona e interpretojnë vuajtjen si një “dhimbje të zemrës”? Sipas shkencës vuajtja që ndiejmë pas një dashurie të përfunduar megjithatë, nuk nis nga zemra por nga truri.

Kjo bëhet e ditur edhe prej një studimi drejtuar nga Ethan Kross i universitetit të Michigan. Ai ka ekzaminuar me rezonancë magnetike, një grup vullnetarësh duke mësuar përgjigjia e trurit sa herë që këta kujtonin dhimbjen e braktisjes, sa herë që u tregohej atyre fotografia e të dashurit të humbur.

Më pas testi është përsëritur njësoj duke u shkaktuar vullnetarëve një dhimbje fizike. Rezultati ishte shumë i qartë: prishja e një marrëdhënieje shkakton të njëjtën dhimbje me të djegurën.

“Këto rezultate ofrojnë një këndvështrim të ri nga i cili të shikojmë refuzimin. Tani ne e dimë që përveçëse shkakton një dhimbje psikologjike, dashuria shkakton edhe dhimbje fizike. Vuajtja krahasohet me atë të një të djegure”, ka thënë Kross.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit