Transmetuar më 11-04-2013, 23:02

Prishtinë 11 Prill 2013 NOA.al/Tinka Kurti – Organizata “Thirrjet e nënave” e cila merret me çështjen e të pagjeturve ka paralajmëruar për një protestë të radhës më 27 prill. Kjo datë shënon Ditën kombëtare të personave të pagjetur.

Nysrete Kumnovës nga “Thirrjet e nënave”, e cila ende nuk e di ku e ka djalin, ka paralajmëruar për këtë protestë.

“Nuk mund ta kuptojë indiferencën e shtetit karshi gjithë brengës së familjarëve për fatin e të zhdukurve”, ka thënë Kumnova e cila ka qenë e përfshirë në protesta e greva për këtë çështje përgjatë 14 vjetëve që prej pasluftës.

 Prej luftës së fundit në Kosovë, numërhen rreth 1700 të pagjetur. Vitin e kaluar ishin shënuar po ashtu disa aktivitete të organizatave që kërkonin përgjegjësi prej qeverisë së Kosovës për mos zbardhjen e fatit të kësaj kategorie.

Ndërkaq, “Thirrjet e nënave”, kishin kundërshtuar edhe negociatat me Serbinë me kërkesën që zbardhja e fatit të tyre të jetë si kusht para zhvillimit të negociatave./t.k./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit