








Efketi është tërësisht i kundërt edhe pse të jep iluzionin sikur ju bën më të reja dhe më të bukura. Në fakt ndodh ndryshe. Botoksi mund të na bëjë të ndihemi në depresion. Zonjat që zgjedhin injeksionet për të zhdukur ndoonjë rrudhë kanë më shumë mundësi të sëmuren prej depresionit. Trajtimi rinues “ngrin” muskujt e fytyrës dhe bllokon sinjalet që i dërgojmë trurit kur qeshim. E gjitha kjo na bën të ndihemi më pak të lumtur.
Ky është një problem i vërtetë për qindra mijëra persona që kanë zgjedhur këtë praktikë.
Për efektet negative të kësaj substance sidomos mbi humorin është mëse i bindur Michael Lewis, psikiatër i universitetit të Cardiff i cili ka koordinuar studimin.
Në testimin e fundit që Lewis ka kryer mbi 25 gra doli se secila prej tyre kishte simptoma depresive menjëherë ose pas dy ose katër javësh pas trajtimit. Studiuesit kanë treguar se zonjat që i ishin nënshtruar liftingut kishin 50 përqind mundësi për t’u sëmurur.
"Shprehia që kemi në fytyrë influencon në humorin tonë. Buzëqeshim sepse ndihemi të lumtur, vetë fakti që buzëqeshim dhe se e lëvizim fytyrën na dhuron humor të mirë. Botoksi bllokon lëvizjet e fytyrës dhe shprehitë spontane”, tha studiuesi.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





