Transmetuar më 11-04-2013, 22:02

Me verën që po afron të gjithë bëjnë gjithçka munden për të afruar sa më pranë vetes, klientë, turistë, vizitorë. Dhe ja, prej Italisë vjen një propozim i ri. Së shpejti nëpër lokale do të shpërndahet akullorja e parë e krijuar rigorozisht vetëm për qentë.

Ideja ka lindur prej një firme në Emilia Romagna e cila ka marrë parasysh ankesat e pronarëve të qenve gjatë muajve të verës. Shumë herë pronarët kanë thënë se akullorja është një ushqim mjaft i preferuar për miqtë e tyre të vegjël, por duhet bërë kujdes me përbërësit pasi akullorja për njerëzit mund të krijojë problem për kafshët.

Për këtë arsye ka lindur "Dog Ice Cream" një risi absolute për verën e vitit 2013. Një argëtim për të gjithë miqtë me putra në çdo moment të ditës.

Akullorja për qentë do të jetë me gjashtë shije të ndryshme, duke hequr prej tyre të gjithë përbërësit e dëshmshëm për metabolizmin e qenve.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit