Transmetuar më 11-04-2013, 21:27

Një tjetër dhunë seksuale kundër një minoreneje është shënuar në Turqi. Një grup prej 29 meshkujsh, mes të cilëve edhe një polic janë arrestuar në Golcuk, Ankara, të Turqisë. Ata janë akuzuar për përdhunim të një 13-vjeçareje. Episodi ka ndodhur pak javë pas një rasti analog që ka tronditur vendin kur një vajzë 12 – vjeçare u përdhunua nga 26 burra në Antalia.

Ngjarja e 13 – vjeçares është zbuluar falë një mëseueseje. E mitura nuk guxonte të fliste për dhunën sepse kërcënohej prej përdhunuesve të saj.

Ndërkaq, rasti tjetër i 12 – vjeçares zgjoi mjaft polemika. Pas denoncimit të përdhunimit 23 nga 26 të akuzuarit u liruan.

Vajza i shkroi ministrit të Drejtësisë duke e pyetur: “Ju nuk keni vajzë? Çfarë do të bënit nëse do të ishte vajza juaj në vendin tim? Të gjithë të akuzuarit tani janë jashtë. Çfarë do të ndodhi me jetën time?”.

Dhuna kundër grave dhe krimet seksuale mbeten një plagë e madhe në Turqi.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit