Transmetuar më 11-04-2013, 15:25

Kellan Lutz, pëlqen rolet e të fortit dhe këtë e ka treguar gjatë interpretimit në sagën “Twilight”. Aktori së fundmi është zgjedhur në rolin e Tarzanit për një film 3D, i shoqëruar nga Spencer Locke në rolin e Jane.

Filmi pritet të dalë vitin që vjen, por ndërkohë Lutz duhet të xhirojë një tjetër personazh muskuloz dhe shumë pak të veshur, duke interpretuar rolin e Herkulit në versionin 3D.

Lutz është cilësuar si “maço” i ri i Hollywood për shkak të roleve të fundit që i janë besuar.

Vlen të theksohet se ai është protagonist edhe në filma romantik pasi sapo ka përfunduar së xhiruari filmin “Syrup”.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit