Transmetuar më 11-04-2013, 14:59

Kryeministri indian në shtetin e Uttar Pradesh ka lëshuar një iniciativë të re për informatizimin e shkollave, nëpërmjet shpërndarjes falas nëpër shkollë të 1 milionë e gjysëm kompjuter tip lap-top për studentët e vendit.

Kjo iniciativë e pëlqyeshme ka hasur shumë kritika, në momentin që siç informon noa.al studentët kuptuan, se kompjuterët kishin të instaluar paraprakisht në profil në faqen e parë, një fotografi të ministrit dhe partisë së tij politike.

Fotografi të kësaj natyre ishin edhe në brendësi të kompjuterit, me imazhet e Akhilesh Yadav të cilat nuk mund të hiqeshin.

Kjo mënyrë u cilësua nga studentët si një mënyrë për të bërë fushatë politike edhe në shkollë.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit