Transmetuar më 11-04-2013, 14:11

Shkup, 11 prill 2013, NOA.al/Naser Pajaziti- Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Catherine Ashton javën tjetër do të shkojë për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Lajmi për vizitën e baroneshës Ashton është konfirmuar sot nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë. Ka qenë ministri i jashtëm, Nikolla Popovski që bëri të ditur për vizitën e zyrtares së lartë të BE-së, ndërsa ai tha se ajo vjen për vizitë të rregullt ku do të diskutohet agjenda e Maqedonisë në planin e integrimeve evropiane dhe bashkëpunimit midis Shkupit dhe Brukselit.

Por, siç raporton gazetari i noa.al në Shkup, në axhendën e bisedimeve çështja kryesore pritet të jetë zgjidhja e kontestit të emrit dhe përshpejtimi i këtij procesi, që BE të jap sinjale të qarta për Shkupin, sa i përket caktimit të datës për fillimin e negociatave për anëtarësim. Angazhimi i BE-së vjen pas nisjes së raundit të ri të bisedimeve për kontestin e emrit në Nju Jork, si dhe dhënies së propozimeve të reja nga ndërmjetësi i OKB-së për zgjidhjen e kompromisit të emrit.n.p/a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit