
Të dhënat po ngarkohen...

Shkup, 11 prill 2013, NOA.al- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni ka hedhur poshtë të gjitha ankesat e VMRO-DPMNE për parregullsi gjatë zgjedhjeve në komunën e Kumanovës.
Kundërshtimi i fitores së kandidatit të opozitës maqedonase të LSDM, Zoran Damjanovski nuk është pranuar, duke deklaruar kështu fitoren e tij dhe rrëzimin e pretendimeve të kundërta.
KSHZ i cilësoi si të pabaza argumentet për parregullsitë në Kumanovë dhe veçanërisht në zonat ku votuan shqiptarët.
Pas kësaj KSHZ pritet të shpallë zyrtarisht fitues për mandatin 4-vjeçar Zoran Damjanovskin.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
