

Tepelenë, 11 prill 2013, NOA.al- Kufoma e të riut i gjetur mbrëmjen e djeshme në bregun e lumit Vjosë pranë Tepelenës, nga dy fëmijë që kullosnin bagëtitë, është identifikuar.
Burime zyrtare nga policia i thanë agjencisë së lajmeve noa.al, se kufoma është identifikuar si e 23 vjeçarit Argent Shehu nga fshati Zhulaj i Tepelenës.
Kanë qenë familjarët e të ndjerit dhe konkretisht motra e tij, ajo që ka identifikuar kufomën e cila kishte nisur të dekompozohej.
Mësohet se i riu ishte zhdukur prej disa ditësh ndërsa nuk dihen ende rrethanat që kanë çuar më mbytjen e tij.a.y/noa.al
Kullosnin bagëtinë, gjejnë në lumin Vjosë kufomën e një të riu
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





