Transmetuar më 11-04-2013, 09:13

Tiranë, 11 prill 2013, NOA.al- Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar hartimin e një vendimi për verifikimin ajror të territorit të Shqipërisë, nëpërmjet një fotografimi ajror i cili duhet të kryhet në mbarë vendin.

Ishte kjo kërkesa e kreut të qeverisë drejtuar ministrit të Punëve Publike dhe Transportit Sokoll Olldashi gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, për të sjellë në qeveri vendimin për verifikimin ajror të territorit të Shqipërisë, në mënyrë që të bëhet legalizimi i ndërtimeve që kanë ndodhur pas vitit 2006.

Siç raporton noa.al fotografimi i fundit ajror në mbarë vendin për të krijuar një panoramë të qartë për objektet që presin legalizim është bërë në vitin 2006 me helikopter.

Vlen të theksohet se ky vendim kërkohet nga Kryeministri Sali Berisha në prag të fushatës elektorale, kur afro dy muaj ndajnë nga data e zgjedhjeve.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit