

Tiranë, 11 prill 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e enjte, 11 prill 2013.
“Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin, “LSI ikën nga KQZ, Berisha, Ramës,: Marrëveshje e re”.
Tituj të tjerë janë; “Rezoluta Çame, PD: U miratua në 2004”.
“Qeveria jep 3.5 milionë lekë për kurimin e Gent Demaliaj”.
Gazeta “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor, “Ministri SMS deputetit: Totozani mbron BQ… Eduard Halimi mesazh ofendues gjatë fjalës së Avokatit të Popullit”.
Tituj të tjerë janë; “PD rrëmben anëtarin e LSI në KQZ”.
“Ish-deputeti i PS Kadeli, i dyti në listën e PD”.
Gazeta “Koha Jonë” vë në fokus kryesor titullin, “Skandali, PS fshehu rezolutën për Çamët në Kuvend. Pas 9 vitesh zbardhet votimi, Kuvendi miratoi me 53 vota të PD, rezolutën për çështjen Çame. Servet Pëllumbi: Nuk kam asnjë brengë në ndërgjegje”.
Tituj të tjerë janë; “Fotografim ajror i të gjithë Shqipërisë për të legalizuar ndërtimet e pas vitit 2006”.
“KQZ, Ndarja me PD, lirohet anëtari i LSI”.
“Super-operacion në 6 shtete, kapen në Shqipëri kapobandat e kokainës”.
Gazeta “Shqip” çelet me titullin, “Berisha tenton të rimarrë KQZ. PD kërkon shkarkimin e anëtarit të LSI. Manjani: Po preken zgjedhjet”.
Tituj të tjerë janë; “Armë për Geddafin, OKB heton Shqipërinë”.
“Godelli shpallet kampion Europe në debutimin si i rritur”.
“Trafik ndërkombëtarë droge, 10 shqiptarë në pranga”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Anëtari i Metës në KQZ, në dorë të 3 ish-deputetëve të PS”.
Tituj të tjerë janë; “Rezoluta çame në 2004? Pëllumbi: Akuzat për mua një turp, e vërteta e votimit”.
“Rikthehen bonot e privatizimit për legalizimet dhe objektet shtetërore”.
“Rrjeti Holandë-Itali, arrestohen tetë shqiptarë për trafik droge”.
Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected]. a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





