Transmetuar më 10-04-2013, 23:39

Ka qenë fjalëpakë pas përfundimit të garës, ku ajo nuk ka arritur të kapë shkallën më të lartë të podiumit, por nuk e ka fshehur atë që kanë konfirmuar edhe ata që ishin të pranishëm në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, por edhe të specialistëve. Garimi para publikut, ashtu sikundër ka ndodhur me sportistët e tjerë kuqezinj, ka ndikuar në emocionimin e tyre, duke bërë që ata të bllokohen. Madje këtë e ka pohuar si vetë sportistja, ashtu edhe trajneri i saj dhe njëkohësisht bashkëshorti Gazmend Akcani.

“Më vjen keq që nuk shkova më larg, sepse peshat në të cilat dështova në prova i kam ngritur në stërvitje. Megjithatë, ishte kënaqësi të garoja para publikut tim, pavarsisht se duhet të pohoj se edhe për shkak të asaj mbështetjeje të jashtëzakonshme, u bllokova emocionalisht. Do të kisha dashur ta shijoja një medalje të artë këtu në Shqipëri, por ja që nuk qe e thënë dhe, për këtë u premtoj shqiptarëve se këtë do t’ia bëj realitet në të ardhmen”, ka thwnw ajo pas gare.

Peshëngritësja shqiptare Romela Begaj ka marrë tri medalje në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes, por pa arritur të shkojë te medalja e arit. Në stilin e shkëputjes, ajo ka ngritur 95 kg, po aq sa vendi i parë, por për peshë trupore më të madhe, ka zënë vendin e dytë, duke marrë medaljen e argjendtë. Ndërsa në stilin e shtytjes është renditur e treta, duke ngritur 112 kg dhe duke marrë medalje bronzi.a.b.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit