Transmetuar më 10-04-2013, 21:55

Një orë kërcim në javë, për gjashtë muaj përmirëson jo vetëm qëndrimin, por edhe problemet me kujtesën te të moshuarit, si dhe ndikon në përmirësimin e sistemit të tyre kardio-polmonar. Studimi bëhet i ditur nga “Frontiers in Aging Neurosciences” i Texas University në Houston.

Studiuesit amerikanë kanë përballur dy grupe 70 vjeçarësh.  Grupi i parë ishte ai i “balerinëve”, ndërsa ai i dyti i jo kërcimtarëve. Pas gjashtë muajsh, tek “balerinët” nuk u regjistrua asnjë problem kardio-polmonar, apo me kujtesën. Viheshin re përmirësime në kujtesë, në të folur, në reagimet, në qëndrimet dhe në mënyrën e jetesës. Ndërkaq grupi që nuk kërcente nuk pati asnjë ndryshim ndërsa u vunë re edhe përkeqësime të disa parametrave.

Sipas studiuesve aktiviteti fizik i ndërlidhur me stimujt emocionalë dhe socialë përmirësojnë ndjeshëm problemet te të moshuarit.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit