Transmetuar më 10-04-2013, 19:45

Këngëtarja me ngjyrë Janet Jackson ka vendosur të lërë muzikën pas konvertimit të saj në myslimane.

46 vjeçarja siç raporton noa.al duket se e ka marrë këtë vendim pas martesës me Wissam Al Mana, martesë kjo e celebruar gjatë muajit shkurt.

Ceremonia e fshehtë me biznesmenin miliarder është shoqëruar edhe me një tjetër vendim të rëndësishëm për jetën e saj, duke bërë që Janet të zhvendoset për të jetuar me të shoqin në Lindjen e Mesme.

Edhe pse vetë këngëtarja nuk e ka deklaruar publikisht një lajm të tillë, miq pranë çiftit kanë konfirmuar se Janet po përgatitet për të jetuar në Lindjen e Mesme.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit