Transmetuar më 10-04-2013, 19:03

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të dominohet nga masa ajrore të qëndrueshme për pasojë moti i kthjellët do të jetë dominues në pjesën më të madhe të tij. Përjashtim bëjnë zonat malore të cilat do të kenë herë pas here vranësira kalimtare.

Po ashtu edhe pasditja, do të vijojë me të njëjtat kushte meteorologjike ku moti i kthjellët do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat minimale, ndërsa mesdita do të sjellë sërish rritje të temperaturave në vend.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi perëndimor – jugperëndimor duke bërë që dallgëzimi në det të jetë 1 ballë.

Europa

Masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë edhe gjatë ditës së nesërme për vendet Perëndimore dhe Jugperëndimore, për pasojë vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese. Gjate mesditës sistemi i vranësirave dhe shirave do të futet më në brendësi të kontinentit duke gjeneruar shira intensive dhe në Europën Qendrore.

Ndërsa, Europa Jugore, rajoni i Mesdheut dhe Europa Lindore do të dominohen nga moti i kthjellët.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit