Transmetuar më 10-04-2013, 17:53

Kim Kardashian e cila po u afrohet muajve të fundit të shtatzënisë vazhdon përpjekjet e saj për të mbajtur trupin në formë, edhe pse kilet kanë nisur të duken ndjeshëm.

32 vjeçarja është fotografuar pa make up duke vrapuar, ndërsa në të njëjtën kohë vazhdonte të hante.

Vajza e reality show është vënë në objektivin e fotografëve pranë shtëpisë së saj duke kryer ushtrime fizike, ndërsa nuk ka kursyer edhe ushqimin, duke zeruar kështu çdo tentativë për të djegur kalori.

E veshur në mënyrë sportive me streçe të zeza, atlete dhe bluzë ngjyrë gri, barku i Kim dukej më se lirshëm.

32 vjeçarja pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në muajin korrik, si fryt i lidhjes së saj me reperin Kanye West.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit