Transmetuar më 10-04-2013, 17:07

Elbasan, 10 prill 2013, NOA.al- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama nga qyteti i Elbasanit gjatë prezantimit të programit për një rilindje shqiptare deklaroi se në 3 vite kanë humbur 51 mijë vende pune, duke theksuar se partia që ai drejton ka politika konkrete për të nxitur punësimin.

Sipas tij rënia e papunësisë është e manipuluar nga qeveria dhe institucionet në varësi të saj, ashtu sikundër janë manipuluar edhe vendet e reja të punës.

Rama tha se Banka e Shqipërisë nxjerr në pah se taksat janë rritur. “Qasja e këtyre ndaj ekonomisë reale është një qasje manipuluese. Qasja jonë është të ndryshojmë modelin dhe të nxjerrim në dritë shifrat reale, nuk mundet që qeveria të gënjejë përditë dhe ta çojë përditë në drejtim të gabuar një popull të tërë me shifra që nuk përkojnë me realitetin”, deklaroi Rama.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit