Transmetuar më 10-04-2013, 16:40

Një ankand i pazakontë me oferta ka arritur deri në 75 mijë dollarë, pasi në shitje ishte mundësia për të qenë i pari që do flinte me të parën “kukull reale”, në Brazil, e quajtur Valentina.

Shërbimi në fjalë përfshin edhe një darkë romantike me kukullën e fryrë, nën dritën e qirinjve, banjo me petale të kuqe, të brendshme luksoze për kukullën dhe një natë në suitën presidenciale në Sao Paolo.

Në këtë ofertë siç raporton noa.al përfshihet edhe një udhëtim vajtje-ardhje në qytet, përveçse një kamerë dixhitale për gjithë ata që duan një kujtim nga mbrëmja e shtrenjtë.

Ankandi u zhvillua paralelisht me panairin e kukullave të fryra që u mbajt në Sao Paolo të Brazilit, ku Valentina u prezantua në publik.

Vlen të theksohet se Valentina nuk është një kukull e zakonshme, por përmban gjithë teknologjitë e fundit për tu dukur sa më reale si në lëkurë edhe në trup.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit