Transmetuar më 10-04-2013, 15:20

Tiranë, 10 prill 2013, NOA.al- Komisioni i Ligjeve ka nisur diskutimin për anëtarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pas daljes së LSI nga mazhoranca qeverisëse.

Deputeti demokrat Genci Strazimiri lexoi kërkesën duke thënë se shkarkimi i Ilirjan Muhos si anëtar i KQZ vjen për shkak të prishjes së balancave, pas largimit të LSI nga qeveria.

Siç raporton noa.al, ai tha se kandidatët për këtë post janë gati të përfshihen në rendin e ditës.

Nga ana e tij përfaqësuesi socialist në komision Fatmir Xhafaj deklaroi se ky zëvendësim është i paprecedent duke krijuar një situatë të rrezikshme dhe njollë të zezë për procesin zgjedhor.

Sipas tij ky shkarkim ka qëllim politik pas dhe aspak juridik. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe socialisti Pandeli Majko, sipas të cilit në Kodin Zgjedhor nuk ka asnjë pikë që të legjitimojë shkarkimin e tij.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit