

Tiranë, NOA.al- Partia Socialiste denoncoi sot në një komunikim me mediat gjendjen e turizmit në vend. Deputeti Auron Tare duke i kujtuar opinionit se, mbeten edhe 74 ditë nga largimi i Sali Berishës, tha se “turizmi një tjetër dështim i bujshëm i qeverisë Berisha.”
Në deklaratën e tij, tare përmendi disa nga pikat kryesore ku sipas PS çalon turizmi në vend, që na fakt tha ai “ duhet të ishte një sektor fitimprurës.”
Të ardhurat e turizmit kanë rënë ndjeshëm nga viti në vit që kur vendin e qeveris Berisha, tha deputeti Tare duke shtuar se, “buxheti i shtetit për promovimin e turizmit ka rënë 3 herë”
“Rruga e bregdetit vetëm rrugë turistike nuk mund të quhet më pasi është shkatërruar plotësisht, tha Tare duke shtuar se, “Shqipëria deri me sot nuk ka asnjë operatore seriozë turistikë.”
Sipas tij, “Shqipëria është i vetmi vend bregdetar në Mesdhe që nuk shfrytëzon portet, ndërsa prezantimi i trashëgimisë kulturore është ai i para viteve ’90 pasi mungon çertifikimi.”
Ndërsa qeverisja socialiste tha Tare, “do ta ketë turizmin shtyllën kryesore të zhvillimit të ekonomisë, duke pasur jo 2 muaj , por 365 ditë turizëm.” Më deputeti numëroi një sërë projektesh të PS për turizmin, si masterplani kombëtar për turizmin, krijimi i Autoritetit të Bregdetit, që do të menaxhojë asetet e bregdetit, zhvillimin e turizmit rural dhe malor etj.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





