Transmetuar më 10-04-2013, 13:06

Autoritetet e qytetit japonez Yokohama publikuan gabimisht në rrjetin social Twitter informacionin mbi faktin e lëshimit të një rakete balistike nga Koreja e Veriut.

Sipas njoftimit të kanalit televiziv japonez NHK, të mërkurën në 11:00 sipas orës lokale në faqen e administratës së qytetit në Twitter u postua mesazhi i mëposhtëm: "Është marrë informacioni për lëshimin e një rakete nga Koreja e Veriut". Ndërkohë, që pas 20 minutash, ky informacion u përgënjeshtrua zyrtarisht.

Mesazhi i shkruar ishte përgatitur në rast të lëshimit të mundshëm të ndonjë rakete dhe u postua gabimisht në Twitter.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit