

Prishtinë, NOA.al/ Tinka Kurti- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pjesë e partisë në pushtet në Kosovë ka kritikuar qeverinë për zhvillim ekonomik.
Sipas tij, Kosova nuk ka strategji të vetën të zhvillimit ekonomik dhe nuk ka politika fiskale që do të ishin në shërbim të investitorëve. Ai tha se, “krimi i organizuar në pjesën veriore të vendit është i lidhur me pjesën jugore, ndaj s’po luftohet.”
Akuzat e tij tregojnë se investitorëve u kërkohet përqindje fitimi që të nisin biznesin e tyre në Kosovë. “Në Kosovë përpos që nuk krijohen lehtësi për investitorët që dëshirojnë të investojnë, janë vendosur 1001 pengesa të tjera. Këtyre investitorëve u kërkohen para, dëshirojnë t’ju hyjnë në hise në investimet e tyre”, deklaroi Krasniqi në seancën parlamentare.
Krasniqi ka shfaqur dyshime mbi mënyrën se si u krijuan kompanitë e mëdha në Kosovë. “A thua janë krijuar duke paguar doganën sipas ligjit”, ka pyetur Krasniqi. Madje ai ka thënë se këto kompani që bëjnë krim të organizuar ekonomik , janë të lidhura drejtpërdrejtë me partitë politike në vend. /t.k/o.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





