Transmetuar më 10-04-2013, 10:46

Seanca gjyqësore në ngarkim të Ilir Xhakes, që ishte parashikuar të zhvillohej sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda është shtyrë për më 23 prill.

Xhakja që akuzohet për vrasjen e ish kryekomisarit të Shijakut Adem Tahirajt, nuk ka shkuar në seancën gjyqësore me pretendimin se është i sëmurë, duke i paraqitur trupit gjykues një raport mjekësor .

Në seancën e sotme gjyqësore ishte planifikuar të dëshmonin dy punonjësit e policisë  që ishin me komisarin Tahirajn ditën kur ndodhi vrasja.

Ish-kreu i komisariati i Shijakut, Adem Tahiraj, u vra më 13 Shtator, në fshatin Katund Sukth ndërsa patrullonte.o.k/noa.al

Apeli lë në burg shoferin e kryekomisar Adem Tahiraj

Nuk parandaluan vrasjen e Adem Tahiraj, burg për dy policët

Ekskluzive – Ja si u vra kryekomisari Adem Tahiraj

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit