

Këngëtarja Jennifer Lopez i ka dhënë bekimin lidhjes së re të Marc Anthony. Krijuesja e hitit “On the Floor” është mike me ish-burrin e saj, me të cilin ka dy fëmijë pesëvjeçarë, binjakët Max dhe Emme.
Ata u ndanë në vitin 2011, por miqësia e J.Lo dhe Anthonyt ka vazhduar, madje ajo ka krijuar shoqëri edhe me të dashurën e këngëtarit, Chloe Green.
“Jennifer e ka ftuar Chloen dhe Marcun që të diskutojnë për fëmijët dhe dy femrat janë lidhur. Ajo dhe Marc janë akoma të afërt. Ajo dëshiron që ai të jetë i lumtur”, shkruan revista Grazia duke cituar një burim të afërt me këngëtaren. o.k/noa.al
“Dance Again” nga Jenifer Lopez dhe Pitbull, del klipi zyrtar (VIDEO)
Cameron Diaz dhe Jenifer Lopez, dy mama të çuditshme
Jenifer Lopez pushon nga puna zëdhënësen e saj
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





