Transmetuar më 10-04-2013, 09:39

Kancelarja gjermane Angela Merkel përshkruhet si një viktimë kampi përqendrimi në kopertinën e një reviste të njohur polake. E veshur me pizhame, me shami në kokë si hebrenjtë, Merkel ka në gjoks dhe një numër të stampuar. Imazhi me Merkel ka intensifikuar luftën diplomatike mes dy shteteve, Gjermanisë dhe Polonisë, lidhur me fajin e kohës së luftës, shkruan gazeta britanik Daily Mail.

Revista mban si titull “Falsifikimi i Historisë. Si gjermanët e bënë veten viktima të Luftës së Dytë Botërore”. Polonia akuzon fqinjin e saj se po manipulon faktet historike dhe se po bën viktimën lidhur me Luftën dhe krimet që iu bënë gjatë saj.

Arsyeja e inatosjes së polakëve ka qenë një dokumentar i transmetuar në televizionin gjerman ZDF, me titull, “Nënat dhe baballarët tanë”, që fokusohet në fatet e 5 gjermanëve të Luftës së Dytë Botërore dhe përshkrimin e rezistencës polake si antisemite.

Madje një partizan në dokumentar shprehet se “ i mbytëm hebrenjtë si minjtë në çark”.

Por, imazhi i Merkel nervozoi realisht gjermanët në Gjermani, të cilët e dënuan kopertinën skandal sipas tyre.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit